Spalletti nuk “fluturon pa krahë”: Juventusi është ende shumë larg potencialit për titull

Spalletti nuk “fluturon pa krahë”: Juventusi është ende shumë larg potencialit për titull

Në prag të ndeshjes së parë miqësore verore të Juventusit ndaj FC Basel, trajneri bardhezi Luciano Spalletti doli në konferencë për shtyp për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi temat më të nxehta të kësaj vere, nga merkatoja deri te objektivat për të ardhmen. Si kanë shkuar këto ditët e para të punës?Kam gjetur një skuadër të vetëdijshme se nuk i arriti objektivat e sezonit të kaluar, por njëkohësisht të bindur se mund t’i arrijë ato në të ardhmen. Kemi pasur ulje-ngritje, por mund të punojmë mbi mangësitë tona. Si i keni përjetuar këto ditë, duke pasur parasysh edhe ndryshimet e shumta në klub?Unë mendoj vetëm për punën time. I kam përjetuar këto javë me keqardhje për atë që nuk arritëm të realizonim. Kam menduar vetëm për...