Spalletti ngre në qiell Yildiz, por ka një kërkesë për drejtuesit e Juventusit

Spalletti ngre në qiell Yildiz, por ka një kërkesë për drejtuesit e Juventusit

25 Janar 2026 21:38 Telesport Në intervistën për Sky Sport në fund të fitores 3-0 ndaj Napolit, Luciano Spalletti ka vlerësuar lojtarët e tij, sidomos Kenan Yildiz dhe Jonathan David dhe këmbëngul se bardheinjve iu duhet me patjetër një sulmes brenda janarit. “Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Të gjitha vlejnë tre pikë. Është një fitore e rëndësishme për ndërgjegjësimin për atë që bëjmë dhe ndërgjegjësimin e lojtarëve se mund të luajnë futboll të nivelit të lartë. Këto janë ndeshje ku duhet t’i tregosh vetes se kush je dhe pse je këtu. Jonathan David është i mirë për të shënuar gola, por kur shikon më tej, ke nevojë edhe për dikë që lufton fizikisht me qendërmbrojtësin. Nuk kemi nevojë për një sulmues për të shënuar...