Spalletti: Kërkova një sulmues por ai nuk erdhi, tani Champions varet nga duart tona
Rikthimi te fitorja për skuadrën e Juventus ka qenë e rëndësishme, pasi bardhezinjtë janë për momentin të vetëm në vendin e tretë në Serie A. Ndërkohë që dy ndeshjet e radhës janë ndaj Fiorentina e Torino. Në sfidën e fundit ndaj Lecce, ai që vendosi ndeshjen ishte sulmuesi Dusan Vlahovic, me një gol që në minutën e parë. Çka tregon se sa i rëndësishëm është ende për Juventus sulmuesi serb. Këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri Luciano Spalletti: “Kur erdha të stërvitja këtu, thashë se isha i lumtur që do të vija te Juventus, por kërkova vetëm një gjë: një qendërsulmues fizik”. “Pastaj në janar, ata nuk e blenë, nuk mundën ta gjenin. Unë nuk e menaxhoj tregun e transferimeve, të tjerët po… Pra, e...
Burimi:
telesport.al