Sot tre ndeshje në Superligë, Partizani pret AF Elbasanin! Dinamo kërkon të ‘shkelmojë’ krizën, Vora gjen Flamurtarin
Takimi i parë i ditës së shtunë është ai mes Vorës dhe Flamurtarit, që do të luhet në orën 13:30 në stadiumin “Vora”. Një sfidë e fortë mes dy skuadrave që synojnë tri pikët për të përmirësuar pozitat në renditje. Në orën 16:30, në stadiumin “Arena e Demave”, Partizani do të përballet me AF Elbasanin. Miqtë ndodhen vetëm një pikë larg kreut të renditjes, ndërsa Partizani kërkon të reagojë pas humbjes së fundit ndaj Vllaznisë. Ndeshja e fundit e ditës së shtunë do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00, aty ku Dinamo pret Bylisin. Pas dy humbjeve radhazi, ‘Blutë’ do të kërkojnë rikthimin te fitorja përpara tifozëve të tyre. Dy takimet e fundit të javës së 22-të janë programuar të dielën në orën 16:30. Në...
Burimi:
sot.com.al