Sopoti bëri surprizën për Kategorinë e Parë, kryebashkiaku uron ekipin: Sot fiton i gjithë Librazhdi!
Sopoti ka bërë sot një surprizë të madhe teksa ka eliminuar Luftëtarin në play-out për Kategorinë e Parë dhe ka siguruar vendin e tij atje për sezonin e ardhshëm. Fitorja me penallti ndaj gjirokastritëve nisi festën për ekipin e qytetit të dhe mbështetësit e shumtë që kishin shkuar ta shihnin në Vlorë ku u luajt ndeshja. Një festë të cilës i është bashkuar me urimet e tij edhe kryebashkiaku i Librazhdit, Maringlen Disha. “Urime ekipit të KF Sopoti për ngjitjen në Kategorinë e Parë! Një sukses i merituar pas shumë sakrifice, pune dhe përkushtimi nga futbollistët, stafi drejtues dhe tifozët e mrekullueshëm që nuk reshtën kurrë së besuari. Sot fiton jo vetëm ekipi, por gjithë Librazhdi! Krenar për këtë arritje dhe i bindur se më...
Burimi:
vizionplus.tv