Solidaritet dhe rebelim portugezësh, Ronaldo refuzon të luajë ndeshjen e radhës me Al Nassr
2 Shkurt 2026 8:22 Alfred Lleshi Një tjetër “bombë” shpërthen në Arabinë Saudite. Sipas medias portugeze “A Bola”, Cristiano Ronaldo refuzon të luajë këtë të hënë me Al Nassr, i pakënaqur me menaxhimin e ekipit nga PIF (Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite). Fillimisht u raportua se mungesa e tij lidhej me përgatitjen për ndeshjen vendimtare ndaj Al Ittihad, por zhvillimet e fundit tregojnë se sulmuesi portugez nuk pranon të zbresë në fushë. Shkaku kryesor i zemërimit të Cristianos është trajtimi i pabarabartë nga PIF, krahasuar me rivalë si Al Hilal, që pritet të marrë Karim Benzeman pas ndarjes së tij me Al Ittihad. Kapiteni i Portugalisë ankohet për mungesën e përforcimeve të kërkuara nga trajneri Jorge Jesus. Deri tani ka ardhur vetëm Haydeer...
Burimi:
telesport.al