Sneijder si “fuqi”, por rikthehet në fushë 7 vite pas tërheqjes: “Kam humbur pak peshë…”
9 Mars 2026 8:50 Alfred Lleshi “Para së gjithash, ky nuk është një derbi, por super derbi. Në ‘San Siro’ ndjen mbi vete historinë, madje historitë, sepse skuadrat janë dy”. Në ditën e derbit të Milanos, Wesley Sneijder, që këtë ndeshje e njeh shumë mirë, foli edhe për “karrierën” e tij të re si futbollist. 7 vite e gjysmë pas tërheqjes nga futbolli dhe pasi mori pjesë në Holandë në një “reality” për rikthimin në formë të ish-kampionëve, holandezi është rikthyer në fushë në kategorinë e katërt me fanellën e OSM’75. “Po e shijoj momentin, – deklaroi ai pas ndeshjes, – është e mrekullueshme të luaj sërish, është argëtim i pastër. A mund të rikthehem të luaj në ‘San Siro’? Kam humbur pak peshë, por…...
Burimi:
telesport.al