Slot: Salah një profesionist i madh, luajti 90 minuta pak ditë pasi u rikthye nga kombëtarja

Slot: Salah një profesionist i madh, luajti 90 minuta pak ditë pasi u rikthye nga kombëtarja

23 Janar 2026 9:55 Telesport Trajneri i Liverpool, Arne Slot, dha verdiktin e tij për rikthimin e Mohamed Salah në fushë, me sulmuesin që luajti 90 minuta në ndeshjen e fituar 3-0 kundër Marsejës në Champions League. Sulmuesi u aktivizua menjëherë nga trajneri edhe pse kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer nga Kupa e Kombeve të Afrikës. “Ai i njeh shokët e tij të ekipit dhe e di se si duam të luajmë”, tha Slot. “Dhe, kjo tregon shumë për sa profesionist i madh është. Fakti që duke qenë larg nesh për një muaj, në një ekip tjetër. Ai ishte shumë i aftë të luante 90 minuta dhe tregoi vlerat e tij si kampion”, shtoi trajneri holandez. “Mendoj se ai ishte afër një goli....