Slot: Me Palace nuk kemi fituar në 3 ndeshje këtë sezon, ta thyejmë tersin e të sigurojmë Champions
Trajneri i Liverpool, Arne Slot, foli sot për mediat në prag të ndeshjes që “reds” do të luajnë ndaj Crystal Palace në Premier League. Ai konfirmoi se renditja në 5 të parët tashmë mbetet objektivi kryesor për këtë sezon. “Marzhet janë të vogla. Një ose dy rezultate mund të bëjnë një ndryshim të madh. Dy javë më parë nuk ishim pesë pikë larg vendit të gjashtë. Situata mund të shkojë në të dyja drejtimet, kështu që fokusi im i plotë është te Palace”, tha Slot. “Kemi luajtur kundër tyre tre herë këtë sezon dhe nuk kemi qenë në gjendje t’i mposhtim asnjë herë. Në tetë ndeshjet e fundit kemi marrë 16 pikë, por forma jonë e fundit në ligë është e pranueshme“, shtoi holandezi. Ai...
Burimi:
telesport.al