Slot: Çdo vendim ka shkuar kundër nesh këtë sezon, pësojmë gola qesharakë kur jemi ekipi më i mirë
Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka mbetur i zhgënjyer nga humbja 3-2 që skuadra e tij pësoi ndaj Manchester United, duke ndalur disi shumë rrugëtimin e “reds” drejt një vendi në Champions League. Ai pranoi se shpesh vendime e gjyqtarëve kanë penalizuar ekipin e tij, siç ndodhi në rastin e golit të Sesko. “Nëse ishte një prekje, gjë që mendoj se është, duhej anulluar. Nëse njeh pak për një sport me top, e di që nëse një top ka një kurbë të caktuar dhe kurba ndryshon, duhet të ketë pasur një kontakt. A mjafton kjo për të anuluar një gol? Mendoj se rregulli është që nëse ka pasur një prekje, duhet të ishte anuluar”, tha Slot. Më tej, ai komentoi me ironi vendimin: “Por nuk...
Burimi:
telesport.al