Slot: Çdo ndeshje dhe fitore është e rëndësishme kur luan për Liverpool

Slot: Çdo ndeshje dhe fitore është e rëndësishme kur luan për Liverpool

Liverpool mbetet ende në garë për një vend në Champions League pas fitores 1-0 ndaj Sunderland një ditë më parë në Premier League. Goli i kapitenit Van Dijk ishte vendimtar në këtë triumf. Trajneri i Liverpool, Arne Slot, duke komentuar këtë sukses, tha: “Në pothuajse të gjitha gjërat që bëmë, i bëmë shumë mirë. Na u desh të mbroheshim shumë nga topat e gjatë dhe nga goditjet standarde dhe e bëmë këtë shumë mirë”. “Nëse gjeneron kaq shumë raste, duhet të shënosh më shumë se një gol. Por kjo ishte e mjaftueshme, pasi u mbrojtëm shumë mirë në të gjitha fazat e ndeshjes. Nëse luan për Liverpool, çdo ndeshje është e domosdoshme për t’u fituar”, shtoi Slot. “Sezonin e kaluar kur ishim në krye të...