Skenarët e skuadrave në “Final Four”, në garë tre klube por çelësat e kupës i ka Dinamo
Adriatik BALLA Kategoria Superiore e këtij sezoni po shkon drejt fundit me emocione të mëdha, ndërsa pas përfundimit të javës së dytë të fazës “Final Four”, tre skuadra vazhdojnë të kenë shanse për të fituar titullin kampion. Egnatia mban aktualisht vendin e parë falë avantazhit në ndeshjet direkte ndaj Elbasanit, edhe pse të dy ekipet kanë të njëjtin numër pikësh. Ndërkohë, edhe Vllaznia mbetet në garë për trofeun, megjithëse me një skenar më të ndërlikuar. Egnatia do të sigurojë matematikisht titullin nëse arrin të mposhtë Dinamon në ndeshjen e fundit. Kampionët mund të shpallen edhe me një barazim, por vetëm nëse Elbasani nuk arrin fitore ndaj Vllaznisë. Nga ana tjetër, Elbasani ka nevojë për triumf ndaj shkodranëve dhe një hap fals të Egnatias për të...
Burimi:
sot.com.al