Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Skandali i basteve në Turqi, 224 futbollistë dhe 24 arbitra të arrestuar
Nuk ka fund skandali i basteve sportive në Turqi. Hetimet kanë sjellë dënime të tjera, ndaj futbollistëve dhe arbitrave. Çështja, e cila shpërtheu gjatë vjeshtës, ka përfshirë lojtarë, gjyqtarë dhe drejtues klubesh, duke tronditur futbollin turk. Komisioni Disiplinor i Federatës Turke ka dënuar gjithsej 224 futbollistë dhe 24 arbitra. Rreth një muaj më parë, mbi një mijë lojtarë u referuan në organet e drejtësisë, së bashku me disa arbitra dhe zyrtarë. Mes emrave të përfshirë kishte edhe futbollistë të njohur, si Eren Elmali i Galatasarayt, i cili u përjashtua edhe nga kombëtarja turke. Sipas të dhënave zyrtare, 197 nga 224 futbollistët e dënuar janë amatorë. Ndërkohë, pesë nga 24 arbitrat e ndëshkuar gjykojnë në kategorinë e parë të futbollit turk. Dënimet variojnë nga 45 ditë...