Skandal në Senegal, mjeku i kombëtares për 10 vite rezulton të jetë… gjinekolog!

Skandal në Senegal, mjeku i kombëtares për 10 vite rezulton të jetë… gjinekolog!

14 Korrik 2026 14:22 Alfred Lleshi Vazhdon kaosi që ka përfshirë Senegalin pas eliminimit nga Botërori dhe humbjes së titullit të Kupës së Afrikës, të fituar ndaj Marokut. Fillimisht, Pape Gueye deklaroi se nuk do të rikthehej më në kombëtare “për sa kohë të jetë ky staf teknik”, menjëherë pas humbjes 3-2 ndaj Belgjikës në 1/16-at e Botërorit. Pak ditë më vonë, federata shkarkoi zyrtarisht trajnerin Pape Thiaw. Megjithatë, skandali nuk mbaron këtu. Presidenti i federatës, Abdoulaye Fall, gjatë një konference për shtyp, ku analizoi paraqitjen në Botëror, zbuloi një fakt tronditës: Alfred Fedior, mjeku që ka ndjekur kombëtaren për 10 vitet e fundit, është në të vërtetë gjinekolog. “Drejtuesi i shërbimeve tona mjekësore nuk ka formimin e nevojshëm akademik për t’u kujdesur për sportistët tanë....