SKANDAL! Crvena Zvezda publikon në faqen zyrtare mesazhin “Kosova është Serbi”, pas fitores 4-0 në Champions

SKANDAL! Crvena Zvezda publikon në faqen zyrtare mesazhin “Kosova është Serbi”, pas fitores 4-0 në Champions

Klubi serb i futbollit, Crvena Zvezda, me trajner Dejan Stankovic, fitoi 4-0 ndaj irlandezo-veriorëve të Larne Football Club, në fushën e këtyre të fundit, në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Champions League. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, por ajo që ndesh në faqen zyrtare të klubit serb në facebook është skandaloze. UEFA nuk duhet t’i mbyllë sytë, por të reagojë shpejt dhe me forcë. Më konkretisht, sikurse duket edhe në “screen” bashkangjitur, Crvena Zvezda, pasi në faqen e vet zyrtare në facebook, publikoi një postim me përmbajtje thellësisht politike lidhur me Kosovën. Në postim, klubi serb shkruan: “Kosova është Serbi! Faleminderit Larne Football Club!” Postimi shoqërohet me një fotografi nga tribunat, ku shfaqet një banderolë me mbishkrimin “KOSOVO IS SERBIA”,...