“Situatë shumë kurioze”; Iturralde González bën “moviolën” e ndërhyrjes së Tah ndaj Mbappé

“Situatë shumë kurioze”; Iturralde González bën “moviolën” e ndërhyrjes së Tah ndaj Mbappé

8 Prill 2026 10:50 Alfred Lleshi Real Madridi humbi 2-1 ndaj Bayernit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Golat e Luis Díaz dhe Harry Kane iu dhanë avantazhin gjermanëve, ndërsa Kylian Mbappé ngushtoi rezultatin në fund për të mbajtur gjallë shpresat e “Los Blancos”. Kthimi do të zhvillohet më 15 prill në “Allianz Arena”, ku ekipi i Álvaro Arbeloa do të kërkojë përmbysjen, pavarësisht avantazhit bavarez dhe mbështetjes së tifozëve vendës. Në minutën e 71-të, një veprim i diskutueshëm ndodhi kur Jonathan Tah ndërhyri fort ndaj Mbappé, duke e goditur në pulpën e këmbës sulmuesin francez. Tah mori karton të verdhë, vendim që shkaktoi protestat e lojtarëve të Realit, të cilët kërkonin kartonin e kuq. Ish-gjyqtari spanjoll Iturralde González analizoi situatën në ‘El...