Sinner dhe Djokovic përballë në gjysmëfinalen e Wimbledon, kualifikohen edhe Gauff e Muchova

Sinner dhe Djokovic përballë në gjysmëfinalen e Wimbledon, kualifikohen edhe Gauff e Muchova

8 Korrik 2026 8:17 Telesport Tenisti italian Jannik Sinner dhe ai serb Novak Djokovic janë dy gjysmëfinalistët e parë të grand slam-it të Wimbledon. Të dy dolën fitues në sfidat e para çerekfinale. Sinner, numri 1 në botë, fitoi 3-0 (7-5, 7-6, 6-3) ndaj gjermanit Jan-Lennard Struff. Më e vështirë fitorja e Djokovic, që fitoi pas 5 setesh ndaj kanadezit Felix Auger Aliassime (7-6, 6-3, 6-3, 6-7, 7-6). Te femrat, sfida e parë gjysmëfinale është ajo mes amerikanes Coco Gauff dhe çekes Karolina Muchova. Në sfidën e parë çerekfinale, Gauff mundi 2-1 patrioten e saj Jessica Pegula (4-6, 6-3, 6-3). Në takimin tjetër, çekja Muchova mposhti 2-0 (7-6, 6-4) japonezen Naomi Osaka. Po dje është mbyllur edhe ndeshja e prapambetur çerekfinale e meshkujve, me Zverev...