Simeone: Pyes veten nëse ia vlen të vazhdoj si trajner këtu dhe mendoj se…
22 Maj 2026 13:19 Telesport Tek Atletico Madrid nuk do të ketë asnjë revolucion në stol gjatë kësaj vere. Argjentinasi Diego Simeone do të vazhdojë të jetë trajner i klubit “colchoneros” edhe sezonin tjetër. “Ndonjëherë pyes veten nëse ia vlen të vazhdohet dhe mendoj se ia vlen. Them kështu se ka kaq shumë njerëz që ndajnë qëllimin tonë. Ka kaq shumë njerëz, jetët dhe ëndrrat e të cilëve janë transformuar duke parë Atlético”, tha Simeone. “Po, do të qëndroj në Madrid. Kanë kaluar kaq shumë vite dhe ne po fillojmë të plakemi. Ky është një klub që kujdeset për lojtarët dhe njerëzit e tij, që dëshiron t’u japë atyre një identitet të denjë. Dhe shumë më tepër”, shtoi trajneri argjentinas.
Burimi:
telesport.al