Simeone ka avantazhin 4-0 ndaj Barçës, ja si i përgjigjet provokimit “të shënosh apo të mos pësosh?!”
2 Mars 2026 14:01 Alfred Lleshi Diego Simeone foli para mediave në prag të ndeshjes ndaj Barcelonës, në kërkim të finales së Kupës së Mbretit: “Menaxhimi i avantazhit? Mendojmë vetëm për ndeshjen që na pret, kundër një rivali shumë të fortë, ofensiv dhe me individualitete të mëdha, një nga më konkurruesit në La Liga dhe Europë. Musso është lojtar i rëndësishëm për grupin dhe dhomën e zhveshjes, me personalitet dhe energji për ta ndihmuar ekipin. Të shënosh apo të mos pësosh? E imagjinojmë ndeshjen si gjithmonë, duke njohur virtytet e katalanasve dhe mundësitë tona. Pedri dhe Raphinha? Nuk ka nevojë të thuhet sa të rëndësishëm janë, do të jenë aty dhe do të bëjnë mirë. Mesazhi për ekipin? Flasim për çdo situatë që mund të ndodhë dhe si...
Burimi:
telesport.al