Silvinjo në hall, pas dëmtimit të Brojës edhe Daku rrezikon të mungojë në “play-off”-in e Botërorit

Silvinjo në hall, pas dëmtimit të Brojës edhe Daku rrezikon të mungojë në “play-off”-in e Botërorit

Adriatik BALLA Shqipëria do të luajë me Poloninë më 26 mars ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës, por kur po afron ora e përballjes në Varshavë situata në kampin kuqezi nuk është aq e mirë, pasi disa lojtarë janë dëmtuar, përfshi sulmuesit Mirlind Daku dhe Armando Broja. Kjo e ka bërë me dhimbje koke trajnerin Silvinjo, që si rrrallë herë i nevojitet që në këtë ndeshje të ketë një grup sa më të kompletuar e në formë të mirë sportive. Dëmtimi i Dakut dhe situata e sulmuesit Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, do të jetë i detyruar të bëjë zgjedhje të tjera për repartin e sulmit sa i përket ndeshjeve të play-off për pjesëmarrjen në Botëror në fund të...