Silvinjo flet për mediat braziliane: Shqipëria ime e mund Poloninë
Adriatik BALLA Me kalimin e ditëve nis e bëhet më emocional dueli i parë në “play-off”-in e Botërorit që Shqipëria luan ndaj Polonisë në fund të marsit 2026. Por ka dhe optimizëm në radhët e kuqezinjve dhe të stafit të Kombëtares. Kështu, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo në një intervistë që dha për podcastin e “ESPN Brasil”, beson se kuqezinjtë mund të sigurojnë biletën për në Botërorin 2026 dhe komentoi planet e ekipit të tij.silvinjo“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ekipin dhe për gjithë vendin. Që nga Europiani kemi pasur shorte të forta, por sfidat janë pjesë e rrugës që duhet të ndjekim për të arritur objektivat tona. Që nga janari do t’i monitorojmë lojtarët tanë më nga afër dhe do të jemi të...
Burimi:
sot.com.al