Silvinjo duket se e ka gati modulin taktik për duelin me Poloninë, synohen reparte perfekte

Silvinjo duket se e ka gati modulin taktik për duelin me Poloninë, synohen reparte perfekte

Adriatik BALLA Dy ndeshjet ndaj Polonisë, në kualifikueset ne Europianit të shkuar, kishin dy rezultate krejtësisht të ndryshme dhe mbi të gjitha, dy qasje taktike dhe formacione që prodhuan histori të kundërta. Shqipëria u paraqit fillimisht me skemën 4-1-4-1, teksa ishte edhe debutimi i Silvinjos dhe njëkohësisht ishte një nga ndeshjet që dha sinjalin se Shqipëria po krijonte një skuadër pretendente, pavarësisht rezultatit. Në ndeshjen e humbur, Shqipëria u rreshtua me modulin 4-1-4-1, duke luajtur me Strakoshën në portë; në mbrojtje Hysaj, Kumbulla, Mihaj dhe Balliu, përpara tyre Ramadani si mesfushori i vetëm shkatërrues, katërshja Uzuni, Asllani, Gjasula dhe Asani pas sulmuesit të vetëm Cikalleshi. Shqipëria tentoi të luante, tentoi të befasonte por nuk arriti të gjente golin e barazimit apo edhe të avantazhit kur...