Shpendi, nga të rinjtë më të talentuar në Europë, në Itali e krahasojnë me Jamalin

Shpendi, nga të rinjtë më të talentuar në Europë, në Itali e krahasojnë me Jamalin

Adriatik BALLA Në Itali luan një kontigjent i rëndësishëm dhe i madh në numër i futbollistëve shqiptarë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë të angazhuar në përfaqësuesen kryesore kuqezi ose në ekipin kombëtar U-21. Ndërkohë, sulmuesi i Çezenës, Kristian Shpendi, i vitlindjes 2003 është shndërruar në një nga profilet më interesantë të brezit të tij, falë një kombinimi mes instiktit si një golashënuesi, vazhdimësi në performancë dhe disiplinës në taktikë, vlerësime këto të dhëna nga “Il Resto del Carlino”, në një analizë që i është bërë. Dy sezonet e fundit kanë qenë vendimtare për rritjen e tij, duke e pozicionuar mes sulmuesve më produktivë në Europë për moshën që ka. Sipas raportimeve të medias italiane, vetëm pesë futbollistë të lindur nga viti 2003 e në...