Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër nuk ndryshon kryetar, surpriza mban emrin e Blendi Fevziut

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër nuk ndryshon kryetar, surpriza mban emrin e Blendi Fevziut

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi sot Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore 2026, ku morën pjesë 19 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 27 delegatë. Pika kryesore e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryetarit të SHRF Shkodër për katërvjeçarin e ardhshëm. Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor, deklaroi se ishte paraqitur vetëm një kandidaturë, kërkesa për rikandidim nga Lazer Matija, i propozuar nga 17 anëtarë të shoqatës. Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore, me unanimitet të plotë, vendosi të rizgjedhë z. Lazer Matija si Kryetar i SHRF Shkodër për një mandat katërvjeçar. Në fjalën pas rizgjidhjes, Lazer Matija i falënderoi të gjithë për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se qëllimi kryesor mbetet zhvillimi i futbollit, mbështetja e klubeve, forcimi i strukturave dhe krijimi...