Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë zgjedh kryetarin, propozohen Armand Dukla dhe Blendi Fevziu për postet kryesore
Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë zhvilloi sot punimet e saj, gjatë të cilave u morën vendime të rëndësishme lidhur me aktivitetin dhe funksionimin e shoqatës. Në këtë mbledhje morën pjesë 13 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 20 delegatë, të cilët diskutuan dhe miratuan pikat e parashikuara në rendin e ditës. Diskutimet u fokusuan në raportin e aktivitetit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë, miratimin e pasqyrave financiare, buxhetin për vitin 2026, propozimin e kandidaturave për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si edhe zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRFL-në në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit. Gjatë punimeve të asamblesë, Kryetari i SHRF Lezhë, Kristjan Gjidodaj, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku falënderoi anëtarët, përfaqësuesit...