Shoqata e arbitrave i kundërpërgjigjet ankesave të Tetovës: Përpjekje për të justifikuar rezultatet sportive, arbitrat kanë gjykuar me paanshmëri
Deklaratat e trajnerit të Egnatias kanë marrë edhe kundërpërgjigjen nga shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit”. Pas humbjes kundër Tiranës, Edlir Tetova u shpreh se është e disata herë që rrogozhinasit penalizohen nga arbitrimi. Ai la të nënkuptohej se kishim të bënim me njëanshmëri në gjykimin e ndeshjes. Por nuk ka vonuar kundërpërgjigja. Përmes një komunikate në llogarinë zyrtare në “Instagram”, shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit” ka shprehur shqetësimin lidhur me deklaratat e trajnerit Tetova. Në komunikimin zyrtar i kërkohet trajnerit të Egnatias që të mos gjejë alibi të rreme për mungesën e rezultateve, teksa theksohet fakti se arbitrimi ka ushtruar detyrën e vetë me profesionalizëm dhe paanshmëri, në përputhje me rregulloren në fuqi. “Shogata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” shpreh...
Burimi:
sportekspres.com