“Shkel lirinë e shprehjes së lojtarëve”, UEFA nuk do të përdorë “Ligjin e Vinicius” në kompeticionet e saj

“Shkel lirinë e shprehjes së lojtarëve”, UEFA nuk do të përdorë “Ligjin e Vinicius” në kompeticionet e saj

5 Korrik 2026 9:25 Telesport Ndryshe nga FIFA, UEFA ka vendosur të mos zbatojë të ashtuquajturin “Ligji i Vinicius” në kompeticionet e saj, qoftë ato për klube, por edhe të kombëtareve. Ky rregull, i miratuar nga FIFA prillin e kaluar dhe që po zbatohet për herë të parë këtë Botëror, përfshin përjashtimin e një lojtari që mbulon gojën ndërsa i drejtohet një kundërshtari. Deri tani janë përjashtuar dy lojtarë, Miguel Almiron i Paraguajit ndaj Turqisë dhe Piero Hincapie i Ekuadorit ndaj Meksikës. UEFA beson se kjo gjë shkel seriozisht lirinë e shprehjes së lojtarëve. Ky ligj erdhi si pasojë e të ashtuquajturit “rasti Prestianni”, që ndodhi në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madridit, në Champions League, me protagonistë Gianluca Pestianni dhe Vinicius Junior. Ende nuk...