No Image Available

Shesim apartamentin, por mos ndërroni mobiljet! Çuditë në Lushnje, 2 trajnerë e refuzojnë

Lushnja është një prej atyre ambienteve në Shqipëri që e dashuron futbollin. Pavarësisht rezultateve jo të mira dhe vuajtjeve të pafundme në vitet e fundit, tifozët janë ende aty duke parë me pikëllim situatën ku ka mbërritur ekipi. Pak shpëtim u pa në momentin kur Ditmar Bicaj mori ekipin, por edhe njeriu që bëri çmendurinë me Burrelin, nuk mund të bënte dot asgjë në Lushnje. Kjo tregon shumë për ambientin. Judmir Gaxheli ishte emri i fundit që u përfol për të marrë Lushnjen, por sipas informacioneve të fundit dhe ai e ka refuzuar mundësinë. Aktualisht te Lushnja ka dy refuzime dhe një përgjigje në pritje nga trajnerët e kontaktuar dhe kjo lidhet kryesisht me një arsye thelbësore. Lushnja kërkon vetëm një trajner, por pa staf....