Sherri pas ndeshjes Tirana-Elbasani, policia procedon penalisht 10 tifozë
Ndeshja e djeshme mes Tiranës dhe Elbasanit në stadiumin “Selman Stërmasi” u shoqërua me trazira të shumta mes tifozërive të dyja skuadrave. Tensioni mes tifozëve ishte i pranishëm në gjithë ndeshjen ndërsa kulmin e saj e pati pas përfundimit të saj teksa pati edhe konflik fizik mes tyre. Pas incidenteve Policia njoftoi se ka nisur procedimin penal ndaj 10 tifozëve të dyshuar për sjellje të dhunshme dhe mosbindje ndaj urdhrave të forcave të rendit. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasit S. N., A. L., I. S., K. M., F. E., N. K., I. M., M. Sh., Xh. Gj. dhe P. B. Autoritetet theksuan se veprimet e tifozëve rrezikuan sigurinë e ndeshjes dhe...
Burimi:
sot.com.al