Sherr me shokun e skuadrës, ylli i Real Madrid përfundon në spital

Sherr me shokun e skuadrës, ylli i Real Madrid përfundon në spital

Tensione të forta janë raportuar në kampin e Real Madrid, ku sipas mediave spanjolle mesfushori uruguaian Federico Valverde ka përfunduar në spital pas një sherri të ashpër me shokun e skuadrës, Aurélien Tchouaméni. Konflikti thuhet se nisi gjatë seancës stërvitore të së mërkurës, pas një ndërhyrjeje të ashpër në fushë, dhe më pas vijoi në dhomat e zhveshjes. Sipas raportimeve, situata u përkeqësua një ditë më vonë, kur dy lojtarët u përfshinë sërish në një përplasje fizike të konsideruar “shumë të rëndë”. Valverde pësoi një prerje gjatë incidentit dhe u dërgua në urgjencë për ndihmë mjekësore. Lojtarë të tjerë të skuadrës ndërhynë për të ndalur konfliktin. Trajneri Álvaro Arbeloa ka zhvilluar një mbledhje emergjente me ekipin për të ulur tensionet në prag të përballjes vendimtare...