Shënoi golin e fitores në minutën e fundit, Muçi: E ndjeva se ajo mundësi do të vinte

Shënoi golin e fitores në minutën e fundit, Muçi: E ndjeva se ajo mundësi do të vinte

Ernest Muçi i dha fitoren Trabzonsporit kundër Kocaelisporit. Goli i tij në minutën e 90 vendosi fatin e takimit dhe i dha 3 pikët kuqebluve. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “BeIn Sports”, sulmuesi shqiptar është shprehur se e priste atë mundësi shënimi dhe e shfrytëzoi në maksimum në momentin që erdhi. “Ishte një nga ndeshjet më të vështira të sezonit. Ne i meritonim 3 pikët. Të shënosh një gol është sigurisht shumë e bukur dhe e mrekullueshme. Kur lufton si ekip, goli vjen pas. Gjëja më e rëndësishme është të jesh në gjendje ta ndihmosh ekipin. Ndjeva se ajo mundësi do të vinte. Dhe kur erdhi, e dija se do ta shfrytëzoja sa më shumë. Kundërshtari ynë nuk ishte thjesht një ekip që...