Shanset janë të pakta, por ekzistojnë. Ja çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar për në Champions League

Shanset janë të pakta, por ekzistojnë. Ja çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar për në Champions League

17 Maj 2026 18:11 Telesport Juventus shkatërroi gjithë sezonin me humbjen e sotme 0-2 ndaj Fiorentinës, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e parafundit për këtë sezon. Pas kësaj humbjeje dhe fitoreve të tre rivalëve direkt, Juventus është jashtë Champions League për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë renditen në vendin e gjashtë me 68 pikë, njësoj sa Como e vendit të pestë dhe dy pikë më pak se Roma dhe Milan, vendi i tretë dhe i katërt. Megjithatë, edhe pse duket e vështirë që të ndodhë, Juventus ka ende shanse matematikisht për të siguruar biletën për në Champions. Bardhezinjtë duhet të fitojnë në derbin ndaj Torinos në javën e fundit dhe të shpresojnë se Milan, Roma dhe Como nuk do të fitojnë në ndeshjet e...