Shakira ngushëllon Kolumbinë pas eliminimit nga Botërori: “Lotët e Luis Diaz janë lotët tanë”

Shakira ngushëllon Kolumbinë pas eliminimit nga Botërori: “Lotët e Luis Diaz janë lotët tanë”

8 Korrik 2026 13:07 Alfred Lleshi Kolumbia u eliminua nga Botërori vetëm pas goditjeve të penalltive, pasi u mposht nga Zvicra, e cila u rikthye mes 8 skuadrave më të mira të botës pas 72 vitesh. Pas më shumë se 120 minutash luftë, rasteve të humbura dhe golave të munguar për pak, kolumbianët zhvilluan një paraqitje shumë të mirë, duke lënë gjurmë në këtë Kupë Bote. Për këtë arsye, Shakira i kushtoi një mesazh emocionues në Instagram: “Kombëtarja ime e luajti këtë Botëror me një përkushtim që na bën të gjithëve krenarë. Ne dhamë gjithçka dhe është e qartë se Zoti nuk ndërhyn në futboll, përndryshe do të ishim kualifikuar në çerekfinale. Ato lot të Lucho Diaz janë lotët e secilit prej nesh kolumbianëve, që...