Pas fitores me Cagliarin, Conte: Askush nuk mund të na pengojë të shohim para..
Napoli mposhti Cagliarin këtë të premte dhe për momentin parakalon Milanin në vendin e dytë në klasifikim dhe duke e reduktuar në 6 pikë diferencën me Interin. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Conte foli fillimisht për pjesët që nuk i pëlqyen te skuadra e tij. ‘Gabuam shumë, mund të bënim më mirë dhe të komandonim më shumë ndeshjen duke qenë se Cagliari nuk po bënte presion-tha Conte-në pjesën e dytë kërkuam golin e dytë, në ndeshje të tilla gjithçka mund të ndodhë. Tani shkojmë në pauzën e kombëtareve me këto 3 pikë duke pritur të tjerët. Tre pikë për zonën Champions, këto 7 muaj kemi qenë të jashtëzakonshëm që qëndruam në vendet e para. Shohim kë kemi përpara, por të mos bëjmë batuta të kota,...
Burimi:
top-channel.tv