Panik për Gudmundsson, grabitet shtëpia e futbollistit të Fiorentinës, ja çfarë vodhën keqbërësit

Panik për Gudmundsson, grabitet shtëpia e futbollistit të Fiorentinës, ja çfarë vodhën keqbërësit

Momente paniku pati për Albert Gudmundsson pasi banesa e futbollistit të Fiorentinës u grabit. Keqbërësit, sipas të dhënave të para, dëmtuan portën dhe hynë në apartament duke marrë një orë të markës Rolex dhe disa çanta me një vlerë rreth 60 mijë euro. Por kjo vlerë mund të jetë akoma më e madhe duke qenë se ende nuk është bërë vlerësimi i plotë. Ajo që dha alarmin për ngjarjen ishte shërbyesja, e cila pak para mesditës e gjeti portën të hapur dhe shtëpinë të kthyer përmbys duke telefonuar menjëherë në numrin 112 ndërkohë që policia së bashku me policinë shkencore shkuan në vendngjarje. Top Channel