Nga De Bruyne te Rudi Garcia, Belgjika është me Lukaku: Te Napoli, shumë zhurmë

Nga De Bruyne te Rudi Garcia, Belgjika është me Lukaku: Te Napoli, shumë zhurmë

Çështja Lukaku po bën shumë zhurmë edhe në Belgjikë. Sulmuesi ishte në grumbullim me skuadrën përfaqësuese përpara se te publikohej komunikata e përbashkët e ‘Red Devils’ dhe Napolit që bënin të ditur kthimin e futbollistit në Castel Volturno për të rifituar formën e tij më të mirë në fazën finale të sezonit dhe për Botërorin. Më pas, mungesa e pajustifikuar(sipas klubit kampion të Italisë, ndërkohë që futbollisti thotë se ka lajmëruar) bëri që të krijohet kjo çështje për të cilën kanë dhënë opinionin e tyre Rudi Garcia dhe Kevin De Bruyne, respektivisht trajneri i Belgjikës dhe shoku i skuadrës së Lukakut si në kombëtare ashtu edhe te Napoli. Garcia: Duhet t’i lëmë liri. Rudi Garcia e njeh mirë ambientin napoletan teksa ka qenë në pankinën...