Napoli pengon rikthimin në Itali të Osimhen, Juventusi shpreson ndërkohë që nigeriani takon idhullin e tij Del Piero
Nigeriani dëshiron “Zonjën” dhe anasjelltas, por transferimi është mjaft i vështirë, sepse Gallatasaraj duhet t’i paguajë shifrën e kripur Napolit për rikthimin e lojtarit në Serie A. Sinjalet e vlerësimit dhe miqësisë mund të rezultojnë një iluzion. Sepse Osimhen është një ëndërr e pamundur për Juventusin, më shumë se sa përmbysja e Championsit në “Allianz Stadium”. Do të duhej një sforco shumë e madhe ekonomike për ta veshur bardhezi sulmuesin nigerian. Napoli, në momentin që shiti lojtarin te Gallatasaraji verën e 2025-ës, futi edhe një klauzolë që bllokon rrugën e kthimit në Itali për Osimhen. Një klauzolë anti-Itali, që është në fuqi për 24 muaj (lojtari do të ishte i lirë nga 1 shtatori 2027) dhe ka vlerën e 70 milionë eurove vitin e parë...
Burimi:
top-channel.tv