Napoli, Lukaku për momentin qëndron në Belgjikë; nis puna diplomatike, por sulmuesi rrezikon të mbetet jashtë skuadre

Napoli, Lukaku për momentin qëndron në Belgjikë; nis puna diplomatike, por sulmuesi rrezikon të mbetet jashtë skuadre

Napoli po e pret me padurim, por Romelu Lukaku, për momentin ende nuk është kthyer në Itali. Krisja e raporteve mes sulmuesit dhe kampionëve të Italisë nuk është ngjitur dhe në këtë pikë, mund të kthehet në një thyerje përfundimtare e tyre Të rejat orëve të fundit flasin për pozicione të distancuara mes belgut dhe Napolit përsa i përket menaxhimit të rikuperimit dhe kthimit të sulmuesit në fushën e lojës, por diplomacia(drejtuesit e klubut dhe përfaqësuesit e lojtarit) kanë nisur punën për afrimin e palëve. Dialogu mbetet i hapur, me synimin që të gjendet zgjidhja më e mirë në interesin e përbashkët.  Fokusi i qendërsulmuesit është të rikuperohet sa më mirë për të kontribuuar në objektivat sezonalë, për t’u kthyer të jetë i rëndësishëm si...