Lukaku nuk paraqitet në stërvitje; Napoli, gati ta lërë jashtë skuadre

Lukaku nuk paraqitet në stërvitje; Napoli, gati ta lërë jashtë skuadre

Përgjigjja pritej për në 11:30, kur Napoli rinisi stërvitjet në Castel Volturno pas 3 ditësh pushim, në kuadër të superndeshjes të së hënës në Maradona Stadium ndaj Milanit. Dhe ishte ajo që të gjithë e prisnin; Romelu Lukaku nuk u paraqit dhe qëndroi në Belgjikë. Napoli kishte zgjedhur linjën e ashpër dhe as mesazhi i belgut ku shpjegonte situatën fizike dhe psikologjike nuk ia ndryshoi mendjen. ‘Nuk ia kthej shpinën Napolit, por tani kam nevojë të ndihem në 100% të formës’-ishte shprehur Lukaku As rezultati i rezonancës manjetike tjetër të kryer që sipas Il Mattino Lukaku ia dërgoi klubit ku konfirmohej inflamacionin në ije që justifikonte kërkesën për kryerjen e terapisë, nuk i ndryshoi gjërat. Napoli kishte vendosur të gjobiste futbollistin të premten që vendoi...