Lazio bën paqe të përkohshme me tifozët, do të jenë në Olimpico, por vetëm për sfidën me Milanin
Lazio do të luajë mbrëmjen e së dielës me Milanin në Olimpico dhe do të ketë mbështetjen e tifozëve të saj në tribuna, por vetëm për këtë sfide. Grupimi i tifozerisë së organizuar i skuadrës bardhekaltër mori vendimin që të kthehet në stadium pas protestës së kryer dhe u fton të gjithë lazialët të ndjekin këtë shembull përpara se të kthehen të braktisin sërish shkallët e stadiumit. Në një komunikatë, ky grupim thekson se vullneti për t’u kthyer te kjo ndeshje në shtëpi të Lazios, nuk do të thotë se është ndalur protesta kundrejt klubit, por bëhet për të dhuruar një spektakël të fundit koreografik dhe për t’i shfaqur ngrohtësinë skuadrës dhe trajnerit, për të mos hyrë më në stadium deri në fund të kampionatit....
Burimi:
top-channel.tv