Juventusi rikthehet spekakolar, fiton me poker golash ndaj Pisas

Juventusi rikthehet spekakolar, fiton me poker golash ndaj Pisas

Juventus ka regjistruar një fitore të thellë 4-0 ndaj Pisas në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Serie A, duke dominuar sidomos në pjesën e dytë të takimit. Pjesa e parë ishte relativisht e qetë, me raste të pakta shënimi. Momenti më i rëndësishëm erdhi në minutën e 39-të, kur Marius Marin u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të ashpër, ndërsa skuadrat shkuan në pushim pa gola. Në fillimin e pjesës së dytë pati disa ndryshime në formacion nga të dy trajnerët. Megjithatë, bardhezinjtë arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 54-të. Andrea Cambiaso realizoi me kokë nga afërsia pas një aksioni të bukur dhe një krosimi të saktë nga Kenan Yıldız, duke kaluar Juventusin në epërsi 1-0. Skuadra torineze ishte...