Juventusi nis punën nga merkato, bardhezinjtë kërkojnë yllin e Manchester Cityt

Juventusi nis punën nga merkato, bardhezinjtë kërkojnë yllin e Manchester Cityt

Bernardo Silva pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, kur kontrata e tij aktuale të përfundojë, duke u kthyer në një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve si lojtar i lirë. Mes klubeve të interesuara spikat Juventusi, i cili synon të përforcojë mesfushën e drejtuar nga Luciano Spalletti me një profil të lartë ndërkombëtar si ai i portugezit. Vetë Silva ka lënë të kuptohet se vendimi për largimin lidhet më shumë me stilin e jetesës sesa me aspektin sportiv. “Gjithmonë bëj shaka se nëse Manchester do të ishte më në jug të Evropës, do të qëndroja këtu përgjithmonë, sepse e dua këtë ekip. Por kultura angleze dhe ajo portugeze janë të ndryshme, ashtu si edhe ushqimi dhe stili i...