Juventus në krizë, Spalletti: Mungon entuziazmi, futbollistët ndjejnë shumë presion, kështu nuk fitohet

Juventus në krizë, Spalletti: Mungon entuziazmi, futbollistët ndjejnë shumë presion, kështu nuk fitohet

Humbja e Juventusit në Allianz Stadium ndaj Comos e zhgënjeu jashtë mase Luciano Spallettin. Tekniku toskan e shprehu këtë në një intervistë për Dazn duke nënvizuar se skuadra e tij shkoi në disavantazh në rastin e parë të mirë të kundërshtarëve. ‘Paraqitja u kushtëzua nga goli i parë i pësuar-tha Spalletti-sepse më pas tenton të rimarrësh kontrollin e ndeshjes dhe provon të ndjekësh kundërshtarin me presione individuale. Como të vë në vështirësi me kualitetet e tij. 13 herë kemi pësuar gol në gjuajtjen e parë në portë, kështu që është e qartë se pas kësaj ka vështirësi’ Spalletti e zgjeroi arsyetimin e tij me paraqitjet e javëve të fundit të bardhezinjve. ‘Vinim nga një periudhë kur kishim entuziazëm dhe kur kishim bërë ndeshje shumë të...