Inter, Radja Nainggolan tregon arsyen e vërtetë të prishjes së raporteve mes Spallettit dhe Icardit

Inter, Radja Nainggolan tregon arsyen e vërtetë të prishjes së raporteve mes Spallettit dhe Icardit

Periudha me fanelën zikaltër nuk ishte ajo më me fat në karrierën e tij, por Radja Nainggolan ka mundur të përjetojë nga pranë një prej çështjeve më të bujshme në historinë e Interit; prishjen e raporteve mes Mauro Icardit dhe Luciano Spalletit. Në një intervistë në podcastin ‘Te ne intendi di calcio’, belgu tregon për atë çfarë ndodhi në atë periudhë. ‘Icardi ishte një person shumë i mbyllur-tregon Nainggolan-po, ishte kapiteni i Interit, por jashtë fushës së lojës nuk ishte i pranishëm me të gjithë. Për sa e njihnim në dhomat e zhveshjes, ishte një djalë shumë i mirë. Pastaj, çdokush në shtëpi ka problemet e veta, por me mua ka qenë gjithnjë i drejtë dhe korrekt’ Mesfushori belg zbulon ndonjë detaj për episodin që...