Inter në Firenze nën presion dhe me Lautaro Martinez si…spektator
Interi do të luajë në Firenze ndaj Fiorentinës pa Lautaro Martinez me argjentinasin që do ta ndjekë këtë ndeshje me statusin e spektatorit. Kapiteni nuk është ende gati dhe do të kthehet të jetë lideri i sulmit zikaltër pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve në sfidën ndaj Romës. Pra, prania e tij në sfidën e ‘Artemio Franchit’ do të jetë një prani morale për skuadrën e drejtuar nga Chivu, që do të jetë në tribunë dhe jo në pankinë për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Atalantën. Mesa duket dëmtimi i pësuar në pulpë në ndeshjen me Bodo/Glimt në Norvegji përpara një muaji ende nuk është kaluar plotësisht dhe në raste të tilla është e kotë të rrezikosh. E megjithatë një...
Burimi:
top-channel.tv