Inter lë pas eliminimin e hidhur në Champions, mposht Genoan, +13 pikë larg Milanit
Interi kuron plagët e eliminimit në Ligën e Kampioneve nga Bodo/Glimt me fitoren ndaj Genoas, e vlefshme për javën e 26 të Serie A duke regjistruar fitoren e 8 radhazi në kampionat. Në San Siro zikaltrit iu imponuan skuadrës së Daniele De Rossit duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe duke e çuar për momentin diferencën me Milanin në 13 pikë në krye të klasifikimit. Interi krijoi raste në pjesën e parë dhe arritën të godasin edhe shtyllën me Mkhitaryan, më pas Bijloë bëri një ndërhyrje fantastike ndaj një gjuajtje me kokë të Bonny. Në minutën e 31, të besuarit e Chivu zhbllokuan rezultatin. me Dimarcon që shënoi pas një asisti të Mkhitaryan. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 të Interit, ndërsa në...
Burimi:
top-channel.tv