Inter, Bastoni kërkon ndjesë; Lautaro Martinez dhe Barella te konferenca e shtypit për t’i qëndruar pranë
Alessandro Bastoni pasditen e kësaj të marte theu heshtjen në lidhje me episodin me Kalulu ku ai u bë protagonist absolut me simulimin e tij në ndeshjen mes Interit dhe Juventusin. Qendërmbrojtësi zikaltër ishte përkrah Chivu në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Bodo/Glimt ku ai pranoi gabimin e tij dhe mori përsipër të gjitha përgjegjësitë e tij. Ajo që ra në sy me këtë rast ishte fakti që të pranishëm në sallën e konferencës për shtyp ishin edhe kapiteni Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella. Të dy kapitenët e Interit deshën që t’i qëndronin pranë shokut të tyre të skuadrës që ka përjetuar ditë shumë të vështira për atë çfarë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës në San Siro, me futbollistin por edhe familjen e...
Burimi:
top-channel.tv