Giacomo Bonaventura var këpucët në gozhdë, në moshën 36-vjeçare

Giacomo Bonaventura var këpucët në gozhdë, në moshën 36-vjeçare

Mesfushori italian, Giacomo Bonaventura, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist. Në moshën 36-vjeçare, ish-lojtari i Atalantës, Milanit dhe Fiorentinës njoftoi tërheqjen pas eksperiencës së fundit me Al‑Shabab FC në Saudi Pro League. Vendimi u bë publik në rrjetet sociale, ku Bonaventura shpjegoi se nuk ndien më të njëjtin pasion që e kishte shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij. Kështu përfundon një rrugëtim i gjatë pothuajse dy dekada, gjatë të cilit ai u konsiderua një nga mesfushorët më të besueshëm të futbollit italian. I lindur më 22 gusht 1989 në San Severino Marche, Bonaventura u formua në akademinë e Atalantës. Pas huazimeve te Pergocrema dhe Padova, ai u afirmua përfundimisht me skuadrën nga Bergamo, duke kontribuar edhe në ngjitjen në Serie A...