Drejt Milan-Inter, Allegri: Rihapja e garës për titull? Mendojmë për Ligën e Kampioneve…
Mbrëmjen e së dielës sytë e të gjithë botës do të jenë nga San Siro për Derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit, një ndeshje që mund të mbyllë praktikisht çështjen e titullit me zikaltrit që në rast fitoreje shkojnë 13 pikë para, ose mund ta rihapë atë. Trajneri Massimiliano Allegri në prag të kësaj ndeshjeje e analizoi atë në konferencën e zakonshme për shtyp. ‘Derby është gjithnjë një ndeshje e veçantë, speciale dhe e bukur për t’u luajtur dhe për t’u përjetuar-tha -Allegri-do të jetë një mbrëmje e bukur sportive, ku përballë do të jenë skuadrat e dy vendeve të para. por 3 pikët vlejnë si në çdo ndeshje tjetër. Nuk do të jetë e lehtë sepse do të përballemi me një skuadër të...
Burimi:
top-channel.tv