Derbi Milan-Inter/‘Prova e 7-ës’ në derbin numër 246

Derbi Milan-Inter/‘Prova e 7-ës’ në derbin numër 246

Derbi i Milanos i kësaj të diele mund të thotë shumë për këtë kampionat; me +13 pikë(por edhe me +10 pikë në rast barazimi), Inter do ta kishte akoma më të lehtë rrugën drejt titullit, me +7 pikë, situata e Milanit do të mbetej e komplikuar, por shtysa emocionale e derbit të qytetut dhe precedentët e vitit të kaluar dhe të 2022, mund t’iu dhurojnë shpresa të reja kuqezinjve. Është prova e 7-ës; të dyja skuadrat vijnë në këtë takim pasi në kohë të ndryshme kanë përjetuar 6 derbi për t’u vënë në kornizë. Nëse Interi deri në 22 prill(derbi i titullit të 20) mund të mburrej me një të kaluar të dominimit absolut me 6 fitore radhazi ndaj kuqezinjve, Milani kohët e fundit diti...